Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të turneut morën pjesë rreth 400 garues nga 17 shtete në dy grupmosha – junior dhe senior. Ekipet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Britanisë së Madhe konkurruan personalisht, ndërsa online - skuadrat e Azerbajxhanit, Armenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Egjiptit, Izraelit, Kubës, Pakistanit, Perusë, Sllovenisë, Serbisë, Ukrainës. Jashtë klasifikimit, në turne morën pjesë edhe garuesit e Rusisë. Pesë nga medaljet për Bullgarinë janë të arta, katër në grupmoshën senior dhe një në grupmoshën e të rinjve.
“Ishte një festë e informatikës studentore botërore”, theksoi Biserka Jovçeva, kryetare e komisionit organizativ të turneut.Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..