Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të turneut morën pjesë rreth 400 garues nga 17 shtete në dy grupmosha – junior dhe senior. Ekipet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Britanisë së Madhe konkurruan personalisht, ndërsa online - skuadrat e Azerbajxhanit, Armenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Egjiptit, Izraelit, Kubës, Pakistanit, Perusë, Sllovenisë, Serbisë, Ukrainës. Jashtë klasifikimit, në turne morën pjesë edhe garuesit e Rusisë. Pesë nga medaljet për Bullgarinë janë të arta, katër në grupmoshën senior dhe një në grupmoshën e të rinjve.
“Ishte një festë e informatikës studentore botërore”, theksoi Biserka Jovçeva, kryetare e komisionit organizativ të turneut.Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..