Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmet më të shumta kibernetike ndaj Bullgarisë vijnë nga Rusia

Foto: pixabay

Numri i krimeve kibernetike po rritet. "Shumica e sulmeve kibernetike kundër vendit tonë vijnë nga territori i Rusisë. Ne kemi dyshime se në Rusi janë krijuar njësi speciale për sulme të tilla, por ende nuk e dimë nëse ato janë në nivel shtetëror, ose bëhet fjalë për grupe të strukturuara hakerësh”.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësprokurori i përgjithshëm dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov, i cili mori pjesë në një konferencë mes Bullgarisë dhe Prokurorisë Mbretërore të Britanisë së Madhe me temë “Siguria kibernetike”. Ai theksoi se në botën virtuale ka më shumë gjurmë krimesh sesa në atë reale, përderisa e dimë se si t’i kërkojmë. Sipas Sarafovit, Bullgaria e përballon lehtësisht këtë detyrë, pasi ka softuerin dhe harduerin e nevojshëm, falë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, raportoi BNT.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD