Presidenti Rumen Radev priti kryetarin e rajonit moldavian Taraklia, Ivan Paslar. Të dy diskutuan financimin dhe të ardhmen e Universitetit Shtetëror të Taraklisë "Grigori Camblak". Radev theksoi se fondet e ndara nga shteti bullgar për universitetin duhet të shpenzohen në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ligjore dhe transparencën. “Duhet të rritet interesimi i të rinjve për institucionin arsimor, gjë që kërkon përfshirjen e specialiteteve premtuese”, tha presidenti.
Në emër të komunitetit bullgar në Moldavi, Paslar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit bullgar për universitetin. Qeveria e përkohshme tashmë ka miratuar fonde shtesë deri në fund të vitit 2022 për shkollën pasuniversitare prej 500,000 euro.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..
Deri në fund të vitit, metroja e kryeqytetit do të zgjerohet me nëntë kilometra, njoftoi kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, në..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° në Bullgarinë Perëndimore deri në 8-9° në Bullgarinë Lindore. Në Sofje do të jetë 0°. Mbetet..
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një..