Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zbuluan derra të egër me murtajë afrikane

Foto: bfsa.bg

Ekipet e gjuetisë në rajonin e qytetit Ruse qëlluan tre derra të egër të infektuar me murtajë afrikane. “Sapo kemi mostra pozitive në fillim të sezonit, është shqetësuese për fermat e derrave dhe fermat private”, tha për BNR Dr. Nikollaj Nenov nga Agjencia Rajonale e Sigurisë Ushqimore.U mblodh Komisioni Epiziotik në rajonin e Ruses. Ajo urdhëroi që kafshët e sëmura të varrosen dhe të vendoset një regjim më i rreptë kontrolli dhe biosigurie në fermat e derrave.

Në vitin 2019, sëmundja u bë shkak për zhdukjen e dhjetëra mijëra kafshëve në fermat e derrave. Që atëherë, gjuetarëve u kërkohet të dorëzojnë mostra për testim për murtajën afrikane nga të gjithë derrat e egër të qëlluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD