Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” nuk ka shkelje të sfondit të rrezatimit

Foto: CAE "Kozlloduj"

Për një incident në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”njoftuan nga centrali. “Në procesin e funksionimit të bllokut të 6-të u regjistruan indikacione për rrjedhjen e nxehtësisë në gjeneratorin e avullit. Vlerat që tejkalojnë kufijtë e sigurisë së rrezatimit në rregullimin teknologjik të bllokut nuk janë të arritura. Kur të arrihen kufijtë, blloku do të ndalet për të rregulluar rrjedhjen. Sasia e rrjedhjes është nën kontroll të vazhdueshëm. Për momentin vlera e tij është disa herë më e ulët se kufijtë ekzistues”, thuhet në njoftimin e centralit.

Nuk ka asnjë ndryshim në situatën e rrezatimit në ambientet e punës dhe në kantier. Heqja e rrjedhjes nuk do të çojë në ndryshim të situatës së rrezatimit, njoftojnë gjithashtu nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” .




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimimitr Gllavçev (majtas) dhe presidenti Radev

Përbërja e kabinetit të ri është gati

Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e kabinetit në detyrë, njoftoi BTA. Në qeverinë e mëparshme, kryeministri në detyrë, Dimitër Glavçev,..

rinovuar më 24-08-26 1.59.MD

Mbetjet e një sateliti kaluan mbi qiellin bullgar

Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit, tha për BNT se nuk bëhet fjalë për një meteorit apo asteroid, por për mbeturina nga satelitët..

botuar më 24-08-26 9.44.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD