Pas “një tjetër gare” mbrëmë mes organeve të rendit dhe një veture me 18 emigrantë, në rrugën Ellhovo-Burgas, sërish ka viktima. Në incident ka të plagosur lehtë - një grua dhe një fëmijë, shtetas të Irakut dhe Sirisë. Shoferi gjeorgjian u ndalua dhe pjesa tjetër e të huajve që kanë kaluar ilegalisht u dërguan në qendrën e refugjatëve në Ellhovo. Sipas kryetarit të komunës së Boljarovos, Hristo Hristov, kalimi i grupeve të mëdha të banorëve të paligjshëm përtej kufirit tani është një dukuri e përditshme. Të plagosurit janë vendosur në Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal Jamboll. Gjendja e tyre paraditen e sotme është stabile dhe nuk ka rrezik për jetën apo shëndetin e tyre.
"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..
Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas..