Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

153 të sapo infektuar me koronavirus, pesë kanë vdekur

Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 153 raste me koronavirus nga 3161 testime të kryera. 5% e mostrave rezultuan pozitive. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 39, në Plovdiv dhe Varna - 18 secila dhe në Burgas - 10. Janë 368 pacientë në spital - 43 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 65% e 43 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Pesë persona kanë vdekur – të gjithë të pa vaksinuar, ndërsa janë shëruar 136. Rastet aktive numërojnë 4498 veta. Dje janë administruar 417 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 074 275 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lideri i GERB Bojko Borisov

Nisin negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e parë parlamentar

Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet politike do t'i paraprijnë dorëzimit nga presidenti të mandatit të parë në Asamblenë e 51-të Kombëtare për..

botuar më 24-12-16 9.48.PD

Mbi 100 mijë bullgarë do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të ardhshme

Periudha festive në fund të vitit 2024  është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë..

botuar më 24-12-14 1.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë..

botuar më 24-12-13 7.35.MD