HINA: Askush nuk është kundër hyrjes së Kroacisë në Shengen
Sipas një burimi diplomatik asnjë shtet nga vendet anëtare të BE-së nuk kundërshton anëtarësimin e Kroacisë në zonën e lirë të udhëtimit, njofton agjencia HINA. Zgjerimi i zonës Shengen me përfshirjen e Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë do të diskutohet javën e ardhshme në takimin e Këshillit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme. Sipas burimit, ambasadori holandez është kundër aderimit të Bullgarisë, ndërsa Austria është kundër përfshirjes së Bullgarisë dhe Rumanisë. HINA thekson, se Bullgaria dhe Rumania vështirë se mund të ndahen, pasi kufiri midis dy vendeve nuk u konceptua kurrë si i jashtëm për zonën Shengen. Për ndarjen e dy vendeve do të jetë e nevojshme të mbrohen kufijtë me përgatitjen e pikave kufitare në përputhje me rregullat e Shengenit, gjë e cila do të marrë shumë kohë. Anëtarëve që kundërshtojnë pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë mund t’u bëhet presion për të pranuar të tri vendet, por vetëm Kroacia ka më shumë gjasa të marrë dritën jeshile, mendon burimi.
Çavushogllu kërkoi zgjerimin e BE-së nga Ballkani deri te Gjeorgjia
Është i domosdoshëm një proces i ri i zgjerimit të BE-së, i cili të përfshijë vendet nga Ballkani deri te Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia. Këtë e tha ministri i jashtëm turk Mevljut Çavushogllu, cituar nga BTA. “Ky regjion nuk mund të jetë i tërësishëm pa pjesëmarrjen e Turqisë” mendon ministri dhe shton se, konflikti në Ukrainë tregon nevojën e riformatimit të arkitekturës së sigurisë në Evropë.
Turqia zhvillon negociata zyrtare për anëtarësimin në BE që nga viti 2005. Megjithatë, në praktikë, ato janë të ngrirë për disa vite.
BE-ja siguroi Greqinë se po punon për zgjidhjen e problemit me migrantët
BE-ja është duke punuar për ndryshimin e kushteve për pranimin e emigrantëve dhe për dhënien e statusit të mbrojtjes së refugjatëve. Këtë e deklaroi për mediat greke gjatë vizitës së tij në Athinë nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas. Ai theksoi se fluksi i emigrantëve të paligjshëm është sfidë jo vetëm për vendet në kufirin e jashtëm të BE-së, por edhe për të gjithë anëtarët e unionit. Sipas Athinës, Turqia është një faktor i rëndësishëm në hyrjen e emigrantëve dhe ajo duhet të respektojë marrëveshjen me BE-në. Schinas kujtoi se Greqia mori gati 2 miliard euro ndihmë për mbrojtjen e kufijve dhe për strehimin e emigrantëve. Ndihmë marrin edhe vendet fqinje përgjatë kufijve të jashtëm evropian.
Problemet rreth rrugëve ballkanike të emigrantëve të paligjshëm do të jenë ndër temat e bisedimeve në samitin BE - Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor. Trafikimi i qenieve njerëzore është një biznes fitimprurës dhe është shumë e vështirë ta kontrollosh plotësisht, thonë ekspertët në Greqi. Emigrantët thonë se u paguajnë 4000 euro trafikantëve për të hyrë ilegalisht në një vend evropian, njoftoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia.
BE-ja jep 10 milionë euro të reja për forcat e armatosura të Bosnjë-Hercegovinës
Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të japë edhe 10 milionë euro të tjera për të mbështetur forcat e armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, njofton BTA. Fondet do të shkojnë për të financuar pajisjet në terren, mjetet kryesore inxhinierie ushtarake dhe materialet për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Ndihma do të mundësojë gjithashtu vendosjen e qëndrueshme të një batalioni të caktuar nga NATO dhe vazhdimin e procesit të çminimit. Me vendimet e mëparshme të BE-së, nga nëntori 2021 u parashikuan 10 milionë euro për çminim, ndërsa në qershor të këtij viti - 6 milionë euro - për Forcën Operative Mjekësore Ballkanike dhe UFOR Altea.
Ekzistenca e minave tokësore dhe municioneve të pashpërthyera nga lufta e viteve 1992-1995 mbetet një problem serioz i sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për 90 për qind të rumunëve jashtë vendit, media është lidhja e tyre me atdheun
9 nga 10 rumunë të diasporës mbajnë kontakte me vendlindjen e tyre përmes përmbajtjes mediatike në gjuhën rumune. Kështu thuhet në një studim të kryer nga Google. Mbi 70 për qind e rumunëve jashtë vendit përdorin përmbajtje të medias rumune të paktën 2-3 herë në javë, 57 për qind dëgjojnë muzikë rumune, 53 për qind shikojnë programe televizive rumune, 51 për qind lexojnë botime rumune në internet, 26 për qind dëgjojnë radio rumune. Sondazhi u zhvillua mes shtetasve rumunë, përdorues të internetit, që jetojnë në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Britaninë e Madhe, në periudhën 11-16 nëntor 2022, bënë të ditur Radio Romania International.
Më 1 dhjetor, Rumania shënoi festën e saj kombëtare. “Të tregojmë se 1 dhjetori është me të vërtetë dita e unitetit tonë - një ditë për të gjithë ata, zemrat e të cilëve po dridhen përpara trengjyrëshit”, tha kryeministri rumun Nikolae Çuka me rastin e festës.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ЕPА/BGNES, 24sata.hr, nap.ba, romania-insider.comFushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..