Po shqyrtohet mundësia e kalimit të rafinerisë “Llukojll Neftohim Burgas” nën kontrollin e shtetit. Propozimi është i lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe vjen pasi u bë e ditur se qeveria italiane mori përsipër menaxhimin e rafinerisë së Llukojll në Itali për t’u shërbyer interesave strategjike të vendit. Sipas nënkryetarit të DPS-së, Jordan Conev, qëllimi është nëse me vazhdimin e punës së rafinerisë ndalohet eksporti, të sigurohet karburant i lirë për qytetarët bullgarë dhe të ulet çmimi i karburantit. Nuk është ende e qartë se si do të realizohet saktësisht ky synim, i cili do të jetë në harmoni dhe me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, theksoi Conev.
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...