Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..