Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..