Kryeqyteti detar i Bullgarisë, Varna, hyri në listën e revistës Forbes të "Pesë qyteteve më të nënvlerësuara për t'u vizituar në Ballkan".
“Edhe pse shpesh është në hije nga kryeqyteti i Sofjes, Varna ka një element veçanërisht tërheqës për turistët. Në një ditë me diell, vija e gjatë e plazhit me rërë të bardhë është vendi i përsosur për të bërë not dhe banja dielli, ndërsa Muzeu Arkeologjik i Varnës aty pranë është shtëpia e banjove romake, bizhuterive antike dhe një nga thesaret më të vjetra të arit në botë”, thuhet në artikull.
Në listën e qyteteve turistike të nënvlerësuara pa meritë në Ballkan, revista përfshin edhe qytetet Nish në Serbi, Berat në Shqipëri, Doboj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Ohër në Maqedoninë e Veriut.
Edicioni i katërt i sivjetshëm i konkursit për projektet studentore për ndërtimin e një kampingu filloi që në muajin janar. Nga të gjitha propozimet e marra, komisioni ka zgjedhur projektin për fshatin Dushanci, afër qytetit të Pirdopit, na njofton..
Dita e Arkeologjisë Bullgare përkon me festën e verës Trifon Zarezan sipas stilit të vjetër - një rast i mrekullueshëm për t’ju çuar në një nga rajonet më të zhvilluara të vreshtarisë dhe të prodhimit të verës në Bullgari, dhe në veçanti në..
Sofianasit këto ditë janë tepër të gëzuar për borën dhe kushtet e mira për sporte dimërore në malin Vitosha. Dimri u kthye këtu në fillim të shkurtit me një mbulesë modeste dëbore dhe temperatura të ulëta që lejuan punën e impianteve për borën..