Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë Shën Anna – mbrojtëse e amësisë

Foto: arkiv

Më 9 dhjetor, të krishterët ortodoksë kremtojnë Ngjizjen e Shën Annës – nënë e Virgjëreshës, pasardhëse e familjes Aaron. Siç shënohet në jetëshkrimin e prindërve të shenjtë Joakim dhe Anna, ata nuk kishin fëmijë për shumë vite, me gjithë jetën e tyre të drejtë dhe modeste. Në shumë kultura të lashta kjo konsiderohej një dënim nga lart dhe një shenjë e mëkateve të grumbulluara.  Anna dhe Joakimi vazhdimisht i luteshin Zotit që t’u jepte një fëmijë. Një ditë, një Engjëll i Zotit iu shfaq Annës dhe e njoftoi se ajo do të lindte një vajzë, Maria, për shpëtimin e botës. Duke dëgjuar këto fjalë, ajo premtoi se do t’ia kushtonte vajzën Zotit. Ajo e bëri këtë, së bashku me të shoqin, duke sjellë në tempull vajzën e tyre 3-vjeçare.

Festa popullore në të njëjtën datë mban emra të ndryshëm si Shën Anna e dimrit, ashtu edhe Ngjizja e Annës, Dita e Annës. Dhe shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e grave shtatzëna, e mëmësisë dhe fëmijëve, e martesës dhe e familjes, mbrojtëse e virgjëreshave dhe të vejave.

Sipas besimeve popullore, që nga kjo ditë fillojnë dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit. Prandaj, nuset e reja dhe shtatzëna nuk duhet të punojnë për të lindur më lehtë. Në kalendarin tonë tradicional, festa shoqërohet edhe me shtimin e ditës, pasi në stilin e vjetër festohej në ditën më të shkurtër të vitit (22 dhjetorin), pas së cilës dita fillon të zmadhohet. Kjo ditë është veçanërisht i respektuar në Bullgarinë Perëndimore dhe në disa rajone të Bullgarisë Jugore. Vajzat parashikojnë nëse do të martohen vitin e ardhshëm duke “mbjellë” kokrra gruri në një enë të re. Në se deri më 1 janarin, Ditën e Shën Vasilit, gruri mbin, ky është një ogur i mirë se vasha shpejt do të martohet.

Populli ynë besonte se në ditën e Shën Anna të Dimtrit, magjistarët mund ta zbrisnin hënën nga qielli dhe ta mjelin për të shtuar qumështin e bagëtisë së tyre, ose me magji të vjedhin aftësinë e pulave për të bërë vezë. Kjo është arsyeja pse ata mbyllnin shpendët dhe mbronin lopët duke lyer sisët e tyre me hudhër.

Në këto veprime rituale pagane vendin e vet kishin edhe burrat - ata nuk duhej të dilnin jashtë fshatit, sepse ekzistonte rreziku që shtojzovallet të hijeshoheshin. Në shumë vende, grumbujt e bajgave u vunë flakën për të shmangur të keqen. Gratë jepnin grurë dhe misër të zier për shëndetin.

Ushqimi tradicional në këtë ditë është pa mish, sepse festa bie në periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjeve. Të gjithë me emrat Anna, Anka etj. e mirëpresin edhe festën e emrit.

Tani ju ofrojmë këngën “Moj, Ançe”:

“Moj Ançe, gocë e bardhë, borëbardhe...

Ngrihu, Ançe, hape portën.

Dy fjalë të ëmbla të të them,

dy fjalë të ëmbla dashurie.

Eja, Ançe të fejohemi,

të fejohemi, të martohemi...”

Këndon Kajço Kamenov – një nga këngëtarët më të famshëm folklorik nga e kaluara e afërt.

Përgatitinë shqip: SvetllanaDimitrova

Foto: arkiv, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD