Muzeu i Shkencës dhe Industrisë i Çikagos është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në botë, me mbi 35 000 ekspozita. Këtë vit bëhen 8 dekada nga fillimi i një tradite të bukur atje – dekorimi i pemëve të Krishtlindjeve, si çdo vit numri i tyre rritet. Në vitin 2020 kishte 40 pemë, vitin tjetër - 53, dhe aktualisht - 57. Dekorimi është krijuar nga përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike në qytetin e erërave, dhe për të tretin vit me radhë ka edhe një pemë bullgare të Krishtlindjeve. "Këtë vit ekipi ynë e bëri shumë më shpejt dhe pema e Krishtlindjes tashmë është zbukuruar, duke treguar folklorin e pasur dhe trashëgiminë kulturore bullgare," thotë Anna Maria Bunev.
Pjesëmarrja e parë bullgare në një festë para Krishtlindjeve në muze ishte e ansamblit "Valle" në vitin 2012, kur për herë të parë para publikut vendas ia shfaqën bukurinë e valleve popullore dhe kostumeve kombëtare bullgare.
Ekspozita me 57 pemët e bukura të Krishtlindjeve mund të shikohet nga të gjithë banorët dhe mysafirët e Çikagos deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Anna Maria BunevZoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..