Unë jam i bindur se përbërja e qeverisë që propozoj është në gjendje ta udhëheqë Bullgarinë në krizë, sepse të gjithë emrat janë shumë të njohur në qarqet profesionale, tha kandidati për kryeministër i GERB-SDS, prof. Nikollaj Gabrovski. Ai ia dorëzoi listën e kandidatëve për ministra presidentit Rumen Radev.
Malina Krumova është propozuar për zëvendëskryeministre për menaxhimin e fondeve evropiane, Miglena Taçeva për zëvendëskryeministre për rendin dhe sigurinë publike dhe ministre të drejtësisë, Meglena Pllugçieva-Aleksandrova për zëvendëskryeministre për politikat klimatike dhe ministre të ekologjisë. Marinella Petrova është propozuar të marrë përsipër departamentin e financave, ndërsa Bllagorodna Makeva-Najdenova është përgjegjëse për punët e brendshme. Atanas Zaprjanov është kandidat për Ministër të Mbrojtjes, ndërsa Dragomir Zakov për ministër të punëve të jashtme.
Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh të parakohshme, sigurisht që do të humbasim, tha Gabrovski dhe renditi politikat prioritare të kabinetit:
Kapërcimi i shpejtë i ndarjes në shoqëri dhe rivendosja e dialogut ndërmjet partive dhe institucioneve;
Reforma në drejtësi dhe luftimi efektiv i korrupsionit;
Masa efektive kundër inflacionit, për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe rritjes ekonomike;
Një politikë e jashtme e qartë evropiane dhe euroatlantike;
Pranimi i Bullgarisë në Shengen;
Përgatitja për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë në vitin 2024;
Zbatimi i reformave kryesore sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë;
Presidenti dha një dekret me propozim që parlamenti të votojë projekt-kabinetin. Deputetët pritet të votojnë të mërkurën ose të enjten.“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..
Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor..
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu..