Në një takim në Sofje me përfaqësues të kompanisë amerikane “Lockheed Martin”, presidenti Rumen Radev shprehu se pritet që prodhimi dhe dorëzimi i avionëve luftarakë F-16 të përfundojë me kohë, në mënyrë që vendi ynë të ruajë dhe zhvillojë aftësitë e veta për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore. Bullgaria vazhdon të kërkojë zgjidhje të qëndrueshme të cilat nuk do të lejojnë që vendi ynë të humbasë aftësitë e tij mbrojtëse, duke pasur parasysh skadimin e afatit të burimeve të fluturimit të avionëve MiG-29 dhe dërgimin e vonuar të avionëve luftarakë F-16 Block 70 tashmë të blerë, kujtoi presidenti.
Bullgaria ka lidhur kontratën për 8 avionët e parë luftarakë F-16 në fjalë në vitin 2019, duke paguar paraprakisht rreth 1 miliard euro. Por për shkak të pandemisë, prodhuesi njoftoi se mund të kryejë dorëzimin e parë sipas kësaj kontrate jo më herët se në vitin 2025.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..