219 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ.
5.13 për qind nga 4272 analizat e kryera janë pozitive, pra rastet aktive në vendin tonë janë 4577.
Janë 387 persona të infektuar në spital, dhe 32 në repartet e kujdesit intensiv.
140 pacientë u shëruan, 5 persona me koronavirus vdiqën dhe 60% e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Numri total i vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit është 271.
Të gjitha rajonet e Bullgarisë janë të vendosura në të ashtuquajturën “zonë blu” për përhapjen e infeksionit, që nënkupton mungesën e masave kufizuese ndaj objekteve të ndryshme arsimore, sportive dhe tregtare. Megjithatë, rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, veçanërisht në ambientet mjekësore, transportin publik etj., mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..