Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na pret një sezon dimëror "i nxehtë", i kombinuar me inflacion të pandërprerë

Foto: BGNES

Aktualisht rezervimet për vendpushimet tona dimërore po shkojnë shumë mirë dhe ndihet optimizëm në degën turistike. Bullgaria po përgatitet të mirëpresë afro 1.2 milionë të huaj deri në fund të marsit 2023, parashikon Instituti për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm. Pas një uljeje të numrit të turistëve gjatë disa viteve të fundit, po kthehen turistët nga Britania e Madhe, e cila është tregu kryesor për turizmin tonë dimëror. Rritje ka edhe sa u përket rezervimeve nga Evropa Qendrore dhe Ballkani, mësuam nga Konstantin Zankov nga Instituti në fjalë. Sipas tij, në muajt në vijim, industria do t'u afrohet niveleve të vitit të suksesshëm parapandemik 2019, pavarësisht krizës ekonomike, inflacionit dhe luftës në afërsi të vendit tonë.

Është ende herët për parashikime konkrete, por zgjimi i turizmit pas pauzës së pandemisë është një fakt i vlefshëm jo vetëm për Bullgarinë. Njerëzit në mbarë botën duan të udhëtojnë dhe çmimet gjithnjë në rritje nuk mund t'i ndalojnë ata. Po me siguri, një pushim me ski në Bullgari do të jetë më i shtrenjtë këtë dimër:

Në përgjithësi, midis 11 dhe 18% pritet të jetë rritja e çmimeve në krahasim me një vit më parë në disa nga hotelet tona. Sepse hoteleria dhe shërbimet turistike janë një hibrid i shërbimeve të ndryshme, dhe kur p.sh. rritet kostoja e ushqimit, karburantit dhe rroga e stafit, është normale që të rritet edhe çmimi i paketës turistike - thotë Zankov. - Pra, për disa hotelierë sezoni do të jetë i vështirë sepse shpenzimet e tyre do të kalojnë çmimin e produktit përfundimtar. U rritën edhe çmimet e operatorëve turistikë. Për një kohë të gjatë, njerëzit nuk udhëtonin për shkak të kufizimeve lidhur me Covid-19, kështu që paketat ishin jashtëzakonisht tërheqëse. Por tashmë po rriten çmimet e biletave të avionit, fjetjet në hotelet jashtë vendit... E njëjta gjë po ndodh edhe në vendin tonë. Fatkeqësisht, ai turizëm shumë fitimprurës që kishim gjatë pandemisë është zhdukur”.


Prandaj, udhëtarët në mbarë botën janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë, por për cilësi më të lartë dhe më shumë atraksione. Në Bullgari, kur bëhet fjalë për turizmin dimëror, njerëzit imagjinojnë ski dhe snowboard në Bansko, Borovec dhe Pamporovo, por ne kemi potencialin për të ofruar më shumëpërjetime, është i bindur Zankov. “Ne kemi turizëm dimëror në një mjedis urban, kemi balneo, spa dhe hotele wellness, për të cilat ka një interes të madh për momentin. Ne ofrojmë turizëm kulturor dhe edukativ në qytetet e vogla, si dhe forma alternative të pushimeve”, thotë eksperti i turizmit dhe shpjegon:

Tendenca është që të ofrohen paketa të shumëllojshme, të organizohen atraksione për vetë udhëtarët në mënyrë që ata të shijojnë ushqimet dhe pijet vendase. Për shembull zonjat të shijojnë pushimet spa ndërsa burrat e tyre bëjnë ski, të ketë punëtori të ndryshme për fëmijët në hotele, të cilat të jenë tërheqëse për të gjithë familjen, të ketë shumë itinerare kulturore dhe njohëse në kuadrin e programeve standarde. Ideja është që udhëtari të provojë gjithçka dhe të ketë etje për më shumë, në mënyrë që të kthehet sërish tek ne për të provuar forma të tjera çlodhjeje”, përfundoi Konstantin Zankov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD