Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shkollën e vetme për kolendarë në Bullgari

Ditën e Ignat Hyjmbajtësit grupet e kolendarëve fillojnë përgatitjen për Krishtlindjen

Me kolendarët në shtëpitë hyjnë begatinë dhe mirëqenien

Foto: Facebook / @etar.gabrovo

Një nga përjetimet e paharrueshme, që krijon Muzeu i vetëm Etnografik në të hapur në Bullgari “Etëra” pranë qytetit Gabrovo është “Shkolla për Kolendarë”. Iniciativa e cila filloi në vitin 2017 është një lloj replikë origjinale e “Shkollës për Llazarki”, dhe i njeh të rinjtë me traditat e lashta bullgare që lidhen me Krishtlindjen. Edhe të dy shkollat kanë për qëllim që brezi i sotëm të njihet me traditat e lashta bullgare.

“Llazaruvane është një rit për përkushtim të vajzave, ndërsa kolendra është një dedikim për djemtë – shpjegon Violeta Janeva, koordinatore e aktiviteteve të muzeut. - Këngët dhe urimet e kolendarëve në traditën popullore bullgare kryhen vetëm nga burra, kështu që ekipi ynë u jep mundësinë të rinjve nga mosha 14 deri në 18 vjeç të njihen me ritualin e festës dhe me disa detaje të simbolikës së vetë zakonit.”


Tradicionalisht, grupi i djemve kolendarë mblidhet Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit, që bie më 20 dhjetor, në shtëpinë e udhëheqësit, të cilin e quajnë “stanenik”. Aty ata fillojnë të mësojnë këngët dhe urimet karakteristike të kolendarëve. Përgatitjet në “Shkollën e kolendarëve” nisin pak më herët, në mënyrë që të rinjtë të kenë kohë të njihen me vetë ritin.

“I gjithë grupi i kolendarëve quhet “kunj” /në kuptimin e mirëfilltë të fjalës/, dhe vetë kolendarët – “kunja”. Çdo kolendarë vet, pa u ndihmuar, duhet të bëjë kunjin /shkopin/ e tij, të cilin e mban gjatë ritit - ky është momenti i përkushtimit të tij. Zakonisht, kjo bëhet në ditët ndërmjet Festës së Ignat Hyjmbajtësit dhe Krishtlindjeve, dhe pas vetë ritit, të gjitha kunjat ruhen në shtëpinë e udhëheqësit dhe nuk përdoren për asgjë tjetër, përveç kolendrave”, thotë Violeta Janeva.

Grupi i kolendarëve përbëhet nga një numër tek pjesëmarrësish, dhe të gjitha rolet janë të caktuara në mënyrë rigoroze. Kolendarët renditen sipas vjetërsisë, dhe më pas shkojnë ata që për herë të parë e zbatojnë ritin.

“Në traditën bullgare besohet se një beqar që nuk ka kënduar kolendra nuk është beqar i vërtetë dhe vashat nuk e shikojnë me sy të mirë. Nga ana tjetër, pas martesës, burrat nuk mund të bëhen kolendarë më. Përjashtim bëhet vetëm për drejtuesin e grupit, i cili në shumicën e rasteve ka edhe familje, por me një kusht shtesë që duhet ta ketë plotësuar – të ketë të paktën një fëmijë.

Një tjetër moment interesant është, se nëse ka një vajzë në shtëpi dhe i dashuri i saj është në grupin e kolendarëve, ajo duhet të përgatisë vetë një kulaç për t’i dhënë atij, duke e vendosur atë si kurorë në kallpakun” - zbulon Violeta Janeva detaje që mësojnë pjesëmarrësit në “Shkollën për kolendarët”.

Riti i kolendarëve është momenti më i rëndësishëm i kryer pas mesnatës së Natës së Buzmit. Populli beson se nëse kolendarët nuk i zbatojnë ritet e tyre në kohën e caktuar nga tradita, viti dhe toka do të mbeten djerrë dhe shterpë, sepse asgjë nuk mund të lindë pa u ngjizur. Kjo është arsyeja pse çdo familje përgatitet të mirëpresë kolendarët si mysafirët më të pritur.

“Besohet se me kolendarët në shtëpitë e njerëzve hyjnë pjelloria dhe mirëqenia, kështu që bekimi i kolendarëve është dhurata rituale nga e cila varet begatia e çdo familjeje dhe e kombit në tërësi - thotë bashkëbiseduesja. - Me ritin e tij magjik, grupi i kolendarëve pllenon në mënyrë simbolike tokën që të ketë një bereqet të bollshëm, që të korrat të jenë të shëndetshme dhe bagëtitë të shumohen.”


Kolendarët këndojnë këngë të veçanta kolendra për secilin anëtar të familjes dhe është “staneniku” ai që vendos se cila këngë ku duhet të këndohet. Vizitat në  shtëpitë përfundojnë me një festë të përbashkët të kolendarëve. Zakonisht, të gjithë pjesëmarrësit në grupin e kolendarëve mblidhen në shtëpinë e udhëheqësit të quajtur “stanenik” dhe qerasen me dhuratat e marra.

Riti i Kolendarëve do të prezantohet në Muzeun “Etëra” më 26 dhjetor. Në dy rikrijimet – në orën 11.30 dhe 13.30 do të përfshihen edhe pjesëmarrëset nga “Shkolla për Llazarki”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / @etar.gabrovo




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD