Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë tregon artin në kartolinat e shekullit të kaluar

Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar

Një urim për Krishtlindjet, një propozim martese apo një lajm për përfundimin e luftës... dhe e gjithë kjo e shkruar në një kartolinë pa zarf dhe pullë dhe e dërguar në një adresë. E kaluara duket se nuk është aq e largët sa mendojmë - na kujton ekspozita "Vernisazhi i kotësisë" e Muzeut Historik Rajonal - Kërxhali, e cila po viziton Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje.

Ekspozita paraqet koleksionin familjar të Katisha Ilievës me 137 kartolina bardh e zi dhe me ngjyra që mbulojnë periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1931. Shumica e tyre janë nga koha e Luftës së Parë Botërore (1914-1918) dhe janë dërguar nga fronti – të ashtuquajturat “kartolina ushtarësh”. Me disa të tjera janë dërguar urime për festa si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkët, festat e emrave, përfundimi i luftës, kurorëzimi i Mbretit Boris III etj.

Vetë kartolinat janë vepra të vogla arti dhe ekspozita është nisma e parë për t'i shfaqur ato pikërisht në këtë dritë. Ato janë një pasqyrim autentik i realitetit historik dhe i përditshmërisë, shijes dhe kotësisë njerëzore, thonë kuratorët. Shumica e eksponateve të përfshira janë nga shtëpi botuese evropiane, duke përfshirë ato nga Polonia, Çekia, Hungaria, Gjermania dhe Franca, por ka edhe nga ato bullgare. Dhe mesazhet në anën e pasme të çdo kartoline të bukur nga një shekull më parë pasqyrojnë shumëllojshmërinë e madhe të ndjenjave dhe përvojave njerëzore që përjetojmë edhe sot.

Ekspozita “Vernisazhi i Kotësisë” po e viziton Sofjen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Muzeut Politeknik Kombëtar dhe mund të shikohet deri në mars 2023.

Më shumë fakte interesante në lidhje me traditën e kartolinave të Krishtlindjeve në Bullgari dhe atributet e tjera të detyrueshme të festës mund të lexoni në botimin "Kur është ndezur pema e parë me rastin e Vitit të Ri në Bullgari?" nga arkivi i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Aktori i dekoruar Vlladimir Penev dhe aktorja e njohur Maria Bakallova

Janë shpallur fituesit e çmimeve prestigjioze të skenës “Ikarus”

Në Ditën e djeshme Botërore të Teatrit, në Teatrin Popullor "Ivan Vazov" në Sofje u ndanë çmimet kombëtare të artit skenik "Ikar". Produksioni "Orfeu" i Teatrit Popullor i regjisorit slloven Jernej Lorenzi mori tre statuja - për shfaqjen më..

botuar më 23-03-28 9.00.PD
Regjisori Carlos Eichelman Kaiser me Çmimin e Madh të festivalit

U shpallën çmimet e "Sofia Film Fest"

Filmi "Këpucët e kuqe" , prodhim Meksiko-Itali, është fitues i çmimit të madh në edicionin e 27-të të "Sofia Film Fest". Filmi mori çmimin "Sofja - Qyteti i Kinemasë" për filmin më të mirë në konkursin ndërkombëtar, transmeton Art Fest. "Këpucët..

botuar më 23-03-27 9.14.PD

Pikturat e Deçko Uzunov dëshmojnë vlerën e përjetshme të artit

“Arti është diçka pa të cilën nuk mund të ketë kulturë, zhvillim dhe qytetërim. Pa art, jeta do të jetë bosh, pa bukuri, pa kënaqësi, kjo jetë do të jetë e varfër. Preferoj të jem piktor sesa president” – thotë një nga mjeshtrit më të mirë të..

botuar më 23-03-26 2.05.MD