Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov po viziton Ukrainën, njoftoi kolegu i tij ukrainas Oleksi Reznikov në një postim në Twitter. “Është një nder për mua të mirëpres Dimitër Stojanov. I jam mirënjohës Bullgarisë për ndihmën për sigurinë e Ukrainës. Pres gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, shkroi Reznikov.
Forcat ukrainase tashmë janë të trajnuar dhe përdorin armë bullgare antitank, njofton uebfaqja e Qendrës Ushtarake joqeveritare të Ukrainës, pa saktësuar rrugën përmes së cilës armët dhe municionet arritën në Ukrainë.
Për BNR, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dërgimi i ndihmës ushtarake do të bëhet vetëm pasi vendimi i marrë nga parlamenti të botohet në Gazetën e Shtetit. BSP-ja i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të vërë veton ndaj vendimit të Kuvendit Popullor dhe shpalli se nëse kjo nuk bëhet, do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e Bjellorusisë në veprimet e vijës së parë kundër Ukrainës nuk ka gjasa, pretendon Instituti për Studimin e Luftës - ISW. Sipas institutit me bazë në SHBA, duke gjykuar nga retorika e liderit bjellorus Aleksandër Llukashenko pas takimit me presidentin rus Vlladimir Putin, nikoqiri refuzoi të ftuarin ushtrinë bjelloruse t’i bashkohej luftës. Llukashenko thekson nevojën për t’iu kundërvënë “kërcënimeve” nga Perëndimi dhe NATO, gjë që është një formulë që trupat e tij do të qëndrojnë në kufijtë me Poloninë dhe Balltikun.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..