Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushtuesit rusë ndërprenë mësimin e gjuhës bullgare në Ukrainë

Foto: arkiv

Është i pezulluar mësimi i gjuhës bullgare në shkollat ​​në zonat e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Çështja u diskutua në komisionin parlamentar të politikës së jashtme.

Ministri i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov dhe drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova, shpjeguan se autoritetet okupuese thjesht nuk e konsiderojnë të nevojshme mbështetjen e shkollave bullgare të së dielës. Në këto rreth 30 fshatra që janë aktualisht nën pushtim, plus qytetet Mariupoll, Berdjansk, Primorsk dhe Priazovskoe, këto shkolla tashmë po punojnë në programet ruse që nuk përfshijnë mësimin e gjuhës bullgare. Shumë nga mësuesit tanë që jepnin mësim bullgarisht nuk janë më në Ukrainë”, tha Manxhukova, cituar nga BTA.

Kryetarja e komisionit, Ekaterina Zaharieva, kërkoi që paratë për shkollat ​​bullgare në territoret e pushtuara të ridrejtohen në shkollat ​​bullgare në Ukrainë, të cilat mbeten jashtë zonës së agresionit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD