Është i pezulluar mësimi i gjuhës bullgare në shkollat në zonat e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia. Çështja u diskutua në komisionin parlamentar të politikës së jashtme.
Ministri i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov dhe drejtoresha e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova, shpjeguan se autoritetet okupuese thjesht nuk e konsiderojnë të nevojshme mbështetjen e shkollave bullgare të së dielës. Në këto rreth 30 fshatra që janë aktualisht nën pushtim, plus qytetet Mariupoll, Berdjansk, Primorsk dhe Priazovskoe, këto shkolla tashmë po punojnë në programet ruse që nuk përfshijnë mësimin e gjuhës bullgare. Shumë nga mësuesit tanë që jepnin mësim bullgarisht nuk janë më në Ukrainë”, tha Manxhukova, cituar nga BTA.
Kryetarja e komisionit, Ekaterina Zaharieva, kërkoi që paratë për shkollat bullgare në territoret e pushtuara të ridrejtohen në shkollat bullgare në Ukrainë, të cilat mbeten jashtë zonës së agresionit.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..