Udhëtimi i madh për festat e fundvitit fillon sot - më shumë se gjysmë milioni bullgarë pritet të festojnë Krishtlindjet apo Vitin e Ri në një një vendbanim tjetër, si dhe rreth 70 mijë të huaj të mbërrijnë në vendin tonë. Tradicionalisht, trafiku në autostradat Struma dhe Trakia do të jetë më i ngarkuari për shkak të makinave të shumta nga kryeqyteti deri në fshat, si dhe në drejtim të Turqisë. Organizata për sigurimin e sigurisë në komunikacion është shumë serioze”, tha për BNR Llëçezar Bliznakov nga “Policia Rrugore”. Sipas tij, sot dhe nesër do të ketë një prani të shtuar të policisë në hyrje dhe dalje të qyteteve të mëdha për shkak të trafikut intensiv, si dhe rreth objekteve tregtare. Priten kontrolle të shpeshta të drogës, alkoolit dhe shpejtësisë.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..