Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët mbeten në barrikada në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Rusia po nxit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të tërheqjes së trupave të saj në Ukrainë, shkruan gazeta britanike “The Guardian”. Kurti ka thënë se është i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohet në favor të Vladimir Putinit pasi forcat ruse dhe serbe kanë zhvilluar 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021. Kurti ka shtuar gjithashtu se ai ka rënë dakord t'i japë kohë KFOR-it për të hequr barrikadat, duke thënë se ato nuk do të qëndrojnë atje shumë kohë. Ai i përshkroi barrikadat si një hap drejt ndarjes së vendit, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Kosova Veriore mbetet e mbyllur dhe serbët e Kosovës janë në barrikada në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve - ish-policët serbë të Kosovës Dejan Pantiq dhe Sladjan Trajkoviq.

Një ekspeditë qipriote është në Antarktidë për t'u ngjitur në majën Vinson

Më 25 dhjetor, një ekspeditë qipriote do të shkojë në majën më të lartë të Antarktidës - Vinson, me një lartësi prej 4892 m, njoftoi agjencia CNA. Ekspedita është pjesë e programit kombëtar “Flamuri i Republikës së Qipros në majat më të larta në botë” dhe është ekspedita e parë zyrtare qipriote në masivin Vinson. Kjo është maja më e largët ndër majat më të larta të planetit dhe më e ftohta. Kohët e fundit, ekspedita qipriote u kthye nga një ngjitje e suksesshme e malit Kilimanxharo - 5895 m, që është pika më e lartë në Afrikë. Në krye të programit kombëtar qipriot është shtetasi qipriot Evgeni Staroselski, i cili ngriti flamurin qipriot në Everest - 8848 m, Akonkagva - 6962 m dhe Denali - 6190 m në dy Amerikat dhe në Elbrus në Kaukaz - 5642 m.

Kriza politike e vë në rrezik integrimin evropian të Malit të Zi

BE mund të mendojë për pezullimin e negociatave me Malin e Zi nëse vendi dështon të krijojë institucione funksionale, tha ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon. Në një konferencë shtypi me homologun e saj austriak Alexander Schallenberg në Podgoricë, ajo tha se Mali i Zi rrezikon të humbasë besimin e Brukselit. Sipas saj, nëse Mali i Zi formon qeverinë e re në bazë të ligjit të ndryshuar për presidentin, Bashkimi Evropian do të vërë në dyshim bashkëpunimin e tij me këtë qeveri "të krijuar në bazë të një ligji të diskutueshëm". Fajon theksoi nevojën për krijimin urgjent të një Gjykate Kushtetuese. Mali i Zi është në krizë politike që nga gushti, kur kabineti i Dritan Abazović ra pasi ai nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe dhe ajo u kundërshtua nga Presidenti Milo Đukanović.

Në vitin 2022, Rumania tërheq investime të huaja rekord

Investimet e huaja direkte në Rumani kanë arritur një nivel rekord prej 11.3 miliardë euro për dhjetë muajt e parë të vitit 2022, raporton AGERPRES, duke cituar një postim në mediat sociale nga kryeministri Nicolae Ciucă. Sipas vlerësimit të Bankës Kombëtare, viti i ardhshëm do të jetë viti me investimet më të mëdha të huaja.

Sipas Nicolae Ciucă, këto të dhëna tregojnë se "investitorët e mëdhenj shohin shumë qartë perspektivat e rritjes afatgjatë të ekonomisë rumune dhe e përfshijnë Rumaninë në llogaritjet që lidhen me vendosjen e kapitalit". Këto investime "do të krijojnë vende të reja pune që janë aq të nevojshme. për të rritur standardin e jetesës së të gjithëve”, thekson kryeministri.

Kroacia është e pakënaqur që nuk lejohet në një mision në Bosnje dhe Hercegovinë

Зоран Миланович

Presidenti kroat Zoran Milanović tha se BE po sillet në mënyrë të papranueshme ndaj Zagrebit, duke dhënë si shembull letrën skandaloze, sipas fjalëve të tij, të kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borel, drejtuar ministrit të jashtëm kroat Gordan Grlić-Radman. Ai nuk zbuloi përmbajtjen e letrës, por theksoi se ajo i referohej kërkesës së Kroacisë për të marrë pjesë në misionin “Alteja” në Bosnje-Hercegovinë. Zoran Milanović tha se nuk donte të fliste për këtë më herët në mënyrë që të mos rrezikonte hyrjen e Kroacisë në Shengen, e cila "i jep fund historisë kroate" sepse "të gjithë hajdutët do të mund të hyjnë në Kroaci të pambikëqyrur dhe pa kontroll kufitar". Më shumë se një mijë ushtarë nga 20 vende marrin pjesë në misionin "Alteja", përfshirë Bullgarinë, por jo Kroacinë, për shkak të bllokadës nga politikanët boshnjakë dhe disa vende evropiane, shpjegon BGNES.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, federalna.ba,romania-insider.com

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë..

botuar më 24-05-23 6.28.MD
Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD