Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

73 të sapo infektuar me koronavirus, asnjë vdekje

Foto: Pixabay

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 73 raste me koronavirus nga 1142 testime të kryera. 6% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 55% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 17, në Pazarxhik - 9, dhe në Varna dhe Burgas - 7. Në spital janë 347 pacientë - 35 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 40% e pesë personave të sapo pranuar nuk janë të vaksinuar. Nuk ka vdekje nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 47 persona. Rastet aktive numërojnë 3963. Dje janë dhënë 9 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 074 756 persona me imunizimin e përfunduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD