Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit më 30 dhjetor

Mot me diell dhe i ngrohtë për sezonin

Foto: EPA/BGNES

Gjatë natës mbi Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë vranësira të ulëta, kurse në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe përgjatë Danubit vende-vende me mjegull. Në zonat e tjera do të mbizotërojë mot i kthjellët. Do të jetë pothuajse e qetë me temperatura minimale nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth 1°. Ditën e premte para mesditës do të ketë ende mjegull në disa vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme, por dukshmëria do të përmirësohet shpejt dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në të gjithë vendin. Do të fryjë e dobët, në zonat lindore - erë mesatare jugperëndimore. Do të jetë e ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje rreth 12°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m - rreth 0°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore.Temperatura maksimale do të jetë 13°-17°, kurse ajo e ujit të detit 9°-11°.Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD