Në një ceremoni të shkurtërPresidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar më të madh në parlamentin e 48-të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Ne po e propozojmë akademikun Nikollaj Denkov për kandidat për kryeministër”, tha kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Andrej Gjurov.
Besoj se do ta shfrytëzoni kohën për të kërkuar mbështetjen e nevojshme nga forcat e tjera politike dhe do të ktheheni me një mandat të plotësuar, tha Radev.
“Po e pranoj këtë mandat të dytë me vetëdijen e qartë se detyra është jashtëzakonisht e vështirë”, u përgjigj kandidati për kryeministër. “Shumë njerëz madje thonë se është e pamundur. Por ne jemi të bindur se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të formuar një qeveri. Shumë probleme janë grumbulluar, shumë reforma janë vonuar dhe ne kemi nevojë për një qeveri që do t'i bashkojë njerëzit dhe do t'i zgjidhë problemet e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne kemi ndryshuar qasjen në përgatitjen dhe zbatimin e këtij mandati. Ne i kemi shfrytëzuar festat për të përcaktuar 4 synime kombëtare që besojmë se i bashkojnë njerëzit dhe formacionet politike dhe për të bërë një listë aktivitetesh që, nëse kryhen në vitin 2023, do të na afrojnë me përmbushjen e këtyre synimeve kombëtare dhe do të rivendosin besimin e njerëzve në politikanë. Në diskutimin e këtyre qëllimeve dhe zbatimin e tyre u përfshinë 3 formacione - "Bullgaria Demokratike", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ngritja Bullgare", tha Denkov.Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..