Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

191 të sapo infektuar me koronavirus, dy kanë vdekur

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 191 raste me koronavirus nga 3866 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 5% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 64% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 55, në Burgas - 21 dhe në Varna - 16. Janë 405 pacientë në spital - 35 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 64% e 58 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Dy persona kanë vdekur - edhe të dy të pa vaksinuar, ndërsa 175 janë shëruar. Rastet aktive numërojnë 3940. Dje janë bërë 238 doza vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 074 923 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD