50 000 pemë frutore do të mbillen në të gjithë Bullgarinë si pjesë e një fushate të organizuar nga nisma bamirëse Gorata.bg. Ajo filloi më 1 janar 2023 dhe deri në pranverë do të ofrohen pa pagesë 25 mijë kumbulla dhe 25 mijë ftua. Janë 5000 njerëz që do të marrin nga 10 fidanë secili. Deri më tani 3500 veta kanë shprehur dëshirë për t’i marrë, shpjegoi për BNR Nikolla Rahnev, themeluesi i Gorata.bg. Kërkesa ka edhe nga disa organizata që dëshirojnë t'i mbjellin në oborret e shkollave dhe kopshteve, si dhe nga kishat dhe azilet.
Fushata e mbjelljes së pemëve ka nisur që nga viti 2013 dhe deri në vitin 2022, mbi gjysmë milioni fidanë janë mbjellë përmes saj. “Iniciativa ka mbi 260 mijë ndjekës”, theksoi Nikolla Rahnevi dhe shtoi se ende nuk kanë mundësi të ndjekin zhvillimin e të gjitha pemëve të mbjella deri më tani, sepse nuk ka mekanizëm reagimi.
“Kur punojmë me pylltari, zakonisht shkalla e mbijetesës është nga 30% deri në 45% për qind, sepse terreni është më i vështirë. Kur punojmë me komunat, mbijetesa e pemëve është sërish në të njëjtin diapazon, ndoshta rreth 55%. Kur u dhurojmë pemët bletarëve, ose njerëzve të tjerë të veçantë, që mbjellin sasi më të vogla në oborret e tyre dhe kujdesen më shumë, shkalla e mbijetesës arrin 70-80%”, thotë Nikolla Rahnev.Foto: BGNES
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..