Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Energjisë: Ne nuk furnizojmë gaz rus sipas marrëveshjes me “Botash”

Ministri Rosen Hristov
Foto: BGNES

"Kontrata mes "Bulgargaz" dhe kompanisë turke "Botash" është tërësisht për rezervimin e kapaciteteve terminale dhe rrjetit të transmetimit të gazit. Ne nuk furnizojmë me të gaz rus. Këtë e siguroi ministri në detyrë i energjisë, Rosen Hristov.

Sipas tij, "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" e kritikojnë këtë kontratë për shkak të largimit të ndërmjetësve që nga koha e qeverisjes së tyre.

Hristov tha gjithashtu se qeveria e përkohshme tashmë po punon për të rinegociuar kushtet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në pjesën energjetike për të parandaluar mbylljen e centraleve të qymyrit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD