Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 janarin

Temperaturat mbeten të pandryshuara dhe reshjet do të ndalojnë

Foto: BGNES

Të enjten reshjet e shiut do të dobësohen dhe do të ndalen deri në mbrëmje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, ndërsa ato maksimale nga 2 deri në 7°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë 0°, ndërsa ajo maksimale 3°.

Mbi Detin e Zi do të ketëvranësira me reshje të dobëta shiu deri në mesditë. Temperaturat maksimale do të jenë 9-10°, njësoj si ajo e ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë deri në 4 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Para mesditës ende vende-vende me borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 1°, në 2000 m deri në minus 3°.

Ditën e premte moti do të jetë pothuajse pa reshje, ndërsa të shtunën nga perëndimi në lindje do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende, dhe reshje të dobëta bore në male.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD