Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, të porositur nga Parlamenti Evropian, vetëm 49 për qind e bullgarëve të anketuar e konsiderojnë anëtarësimin tonë në BE si një gjë të mirë. Nga ana tjetër, krizat dhe veçanërisht lufta në Ukrainë e forcojnë mbështetjen për anëtarësimin në Union dhe për këtë shkak 62 për qind e të anketuarve në BE mendojnë se ajo është e mirë. Në të njëjtën kohë, 54 për qind e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm dhe 60 për qind - që ne kemi përfituar prej tij. Për 53 për qind të bashkatdhetarëve tanë të anketuar, anëtarësimi në BE hap mundësi të reja pune.
Sondazhi gjithashtu bën të qartë se 7 nga 10 të anketuar në të gjitha vendet e BE-së janë të shqetësuar për krizën e kostos së jetesës dhe presin masa shtesë nga Brukseli. Më të shqetësuarit janë në Greqi - 100 për qind, Qipro - 99 për qind, Itali dhe Portugali - 98 për qind secila. Në Bullgari, përqindja është gjithashtu ndër më të lartat - 96 për qind.Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..