Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni vjetor në Bullgari stabilizohet në 17 për qind

Foto: BGNES

Në dhjetor, inflacioni vjetor në Bullgari u stabilizua në nivelin e nëntorit prej 16.9 për qind, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në bazë mujore, megjithatë, ka një rritje të çmimeve të konsumit me 0.9 për qind krahasuar me muajin nëntor.

Rritje serioze e çmimeve në muajin e fundit të vitit shihet në grupin “argëtim dhe kulturë” (rritje mujore prej 8.5 për qind). Në shëndetësi, çmimet u rritën me 2.2 për qind.

Indeksi i çmimeve për shportën e vogël u rrit në dhjetor 2022 me 1.2 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe me 22.8 për qind që nga fillimi i vitit.


Më shumë nga rubrika

Petër Simeonov

Karamelet bullgare me ngjyrë rozë do të joshin konsumatorët në Republikën Çeke

Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e..

botuar më 23-03-18 8.05.PD
Anton Stefov

Në Burgas po ndërtohet një fabrikë për makina të blinduara

Një kompani ndërkombëtare po fillon ndërtimin e një fabrike për prodhimin e makinave të blinduara në Burgas, e cila do të krijojë 300 vende pune. Investimi është mbi 10 milionë euro. Montimi i makinerive të para do të fillojë në vitin 2024...

botuar më 23-03-15 11.12.PD

Veza si simbol i inflacionit të lartë

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, 30 për qind e shitësve në Bullgari janë të bindur se çmimet në vendin tonë do të vazhdojnë të rriten edhe në tre muajt e ardhshëm, edhe pse mallrat si vezët, perimet dhe bulmetrat arritën..

botuar më 23-03-14 7.15.PD