Informacioni i paraqitur nga “Die Welt” se Bullgaria në kohën e qeverisë së Kirill Petkovit ka dërguar armë në Ukrainë ka shkaktuar reagime të ndryshme në mesin e partive politike. Partitë GERB dhe "Bullgaria Demokratike", të cilat këmbëngulin që vendi ynë të ndihmojë Kievin, qortuan kabinetin e mëparshëm për fshehjen e informacionit. Sipas Hristo Ivanovit nga partia “Bullgaria Demokratike”, dërgesa e armëve duhet të ishte bërë në mënyrë të hapur dhe pa ndërmjetës. "Nuk ka pasur eksport të drejtpërdrejtë të armëve nga Bullgaria në Ukrainë. Bullgaria eksportoi armë në një numër vendesh, duke përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Poloninë, Rumaninë, pas së cilës këto armë arritën në Ukrainë," tha njëri nga kryetarët e Partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" Asen Vasilev. Bashkëkryetari tjetër Kirill Petkov shprehu kënaqësinë e tij: "Jemi të kënaqur që titulli e thotë qartë, se Bullgaria ka pasur një rol themelor dhe është në anën e duhur të historisë". "Bullgaria nuk ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë dhe kushdo që pretendon të kundërtën gënjen," tha kryetarja e Partisë Socialiste të Bullgarisë Kornelia Ninova. Stefan Janev – kryetar i Partisë “Ngritja bullgare” dhe ish-ministër i Mbrojtjes deklaroi se artikulli i gazetës “Di Welt” nuk përbën lajm dhe sqaroi: “Kur bëhet fjalë për biznes, është normale që industria bullgare e armëve të kërkojë tregje, përfshirë edhe rastet kur ka luftë dhe ato tregje, le të themi, janë më fitimprurëse“.
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..