Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 janarin

Pas një ftohjeje të shkurtër, temperaturat rriten sërish

Foto: BGNES

Gjatë natës reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht dhe në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të çahen, por nga jugperëndimi ato do shtohen dhe do të trashen sërish.

Ditën e shtunë, më 21 janar, vranësirat në vend do të jenë të ndjeshme dhe vende-vende në gjysmën jugperëndimore do të ketë reshje, kryesisht reshje shiu, të cilat në shumicën e zonave do të jenë mesatare, vetëm në zonat ekstreme jugore - deri në të forta. Në gjysmën lindore të vendit era sërish do të jetë e orientuar nga jug-juglindja me shpejtësi 15 m/s.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje minus 1°-0°. Temperaturat maksimale do të jenë në kufijtë e gjerë 4-6°, në rajonet veriperëndimore deri në 14-16, në Sofje rreth 9°.

Në male do të mbajë mot kryesisht me vranësira, në kreshta - me mjegull. Në disa vende do të bjerë borë, nën 1000 metra – shi. Do të fryjë erë e fortë, e fortë dhe përkohësisht me stuhi nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 3°, në 2000 metra - rreth minus 4°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD