Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër destinacionet turistike të kërkuara në një ekspozitë në Madrid

4
Foto: Facebook/ Nova Duma

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr pjesë me një stendë informative, në të cilën ka përfaqësues nga Ministria e Turizmit, si dhe nga komuna e kryeqytetit tonë detar të Varnës dhe të kryeqytetit tonë të vjetër Veliko Tërnovo. Aeroporti i Sofjes dhe shtatë agjenci udhëtimesh nga Bullgaria synojnë gjithashtu të tërheqin turistë përmes ekspozitës. Sipas informacioneve nga “Nova Duma”, e vetmja gazetë bullgare që botohet në Gadishullin Iberik, pjesëmarrësit në edicionin e sivjetshëm të FITUR janë rreth 8360 dhe vijnë nga 107 vende, nga 5 kontinente. Sipërfaqja e ekspozitës ku janë vendosur stendat është 44 000 m2. Priten më shumë se 110 000 vizitorë, shumica prej tyre profesionistë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/ Nova Duma

Galeria

Më shumë nga rubrika

Aeroporti i Varnës me një rritje prej 57% të pasagjerëve që nga fillimi i vitit

Që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve në Aeroportin e Varnës. Duket se kryeqyteti ynë detar popërpiqet të kompensojë mungesën serioze të lëvizjeve në dy vitet e fundit, lidhur me pandeminë COVID-19. U fol edhe..

botuar më 23-03-23 1.14.MD

Vidin priti anijen e parë me turistë të huaj për vitin 2023

Anija e parë e lundrimit në Danub për sezonin turistik u ankorua më 20 mars në portin e Vidinit.  Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur Vidin – një përrallë shumëshekullore Një shëtitje në Vidin me Volen Antovin..

botuar më 23-03-20 12.55.MD
Steven dhe Vanja Proctor

Një britanik punon “për të mirën e njerëzve” për ta kthyer Stojkite në një fshat model

Steven Proctor është nga Newbourne - një qytet i vogël në pjesën jugore të Britanisë së Madhe. Me profesion është inxhinier mekanik, nga malet Rodope dhe më saktë banues i fshatit Stojkite të Rodopeve. 47-vjeçari anglez u vendos këtu tre vjet më..

botuar më 23-03-18 12.10.MD