Para se të filloj të flas, kam filluar të këndoj në moshën dyvjeçare, thotë Bojana Atanasova, nxënëse e Gjimnazit të Katërt Gjuhësor në qytetin Varna, e cila fitoi disa çmime të para në konkursin botëror “Kids Star International”, të mbajtur në Pattaya të Tajlandës. Ajo ka marrë çmime për pozimin në një sesion fotografik, për prezantimin e një veshjeje të mbrëmjes dhe për prezantimin e saj të përgjithshëm.
Bullgarja u shpërblye edhe në një kategori tjetër shumë të rëndësishme - prezantimin e kostumit kombëtar.
Jurisë i ka bërë përshtypje një kostum autentik i Varnës i të ashtuquajturave “llazarki”, me të cilin Bojana zgjodhi të përfaqësonte Bullgarinë. Kostumi është shumë origjinal, me qëndisje të bukura dhe me një aksesor shumë të bukur për kokën. Kështu, falë pjesëmarrëses sonë, për herë të parë në historinë e konkurseve në Azi, një kostum bullgar u rendit ndër tre pjesëmarrësit e parë të shpërblyer. Në Tajlandë, vajza e re nga Varna prezantoi edhe talentin e saj në të kënduar, duke interpretuar një këngë në tre gjuhë - frëngjisht, anglisht dhe bullgarisht.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..