Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 janarin

Temperaturat po ulen, por mbeten të ngrohta për dimrin

Foto: BGNES

Të martën moti do të jetë me vranësira. Me një erë mesatare nga drejtimi verilindor do të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ato maksimale nga 2 deri në 7°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 2°, kurse ajo maksimale deri në 4°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me erë mesatare deri të fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 5-7°. Temperatura e ujit të detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Në zonat malore do të ketë vranësira me reshje bore në masivet perëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth zeros, në 2000 m deri në minus 3°.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë ndryshime të theksuara të temperaturave, por reshjet e shiut do të ndalen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luftërat në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe problemet në Ballkanin Perëndimor janë kërcënime të sigurisë

Vazhdon tendenca drejt ndryshimit të rendit botëror, mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe favorizimit të imponimit të forcës ushtarake si mekanizëm për arritjen e qëllimeve politike. Kështu thuhet në raportin e vitit 2023 të Shërbimit..

botuar më 24-06-04 2.46.MD
Foto: Ministria e Shëndetësisë/BGNES

U zhvillua misioni i parë ajror i Qendrës Mjekësore Urgjente

Pas një sërë fluturimesh stërvitore, një ekip mjekësor nga Qendra për Shërbime Mjekësore Emergjente Ajrore përfundoi sot misionin e parë. Sinjali iu dha qendrës në orën 07:30, helikopteri u ngrit gjysmë ore më vonë dhe pasi ndaloi për..

rinovuar më 24-06-04 1.43.MD
Ivajllo Jabëllkarov

Mbi 3800 fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2023

3843 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar kufirin bullgar vitin e kaluar dhe që nga fillimi i vitit numri i tyre është 416, tha për BNR Ivajllo Jabëllkarov nga fondacioni "Misioni Krahë". Fëmijët vijnë kryesisht nga Siria dhe Afganistani dhe..

botuar më 24-06-04 11.48.PD