Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditëlindjen e vet, BNR dorëzoi çmimet “Sirak Skitnik” për zhvillimin e medias

Çmimi i madh "Sirak Skitnik" iu dorëzua Emill Janevit nga nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BNR

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 88-vjetorin e lindjes. Data lidhet me nënshkrimin, në vitin 1935, të një dekreti me të cilin Mbreti Boris III miratoi Urdhëresën-Ligji për Radion dhe e ktheu transmetimin radiofonik në pronë shtetërore.

Me këtë rast, në një ceremoni solemne mbrëmjen e sotme, u ndanë çmimet e 23-ta “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias publike. Radio Bullgaria u prezantua me tre nominime.

Sivjet, me çmimin e madh "Sirak Skitnik" për kontribut në zhvillimin e medias publike u shpërblye Emill Janev, prezantues i emisionit "Tramvaji sipas dëshirës" në programin "Hristo Botev".

Krahas çmimit që mban emrin e drejtorit të parë të BNR, u ndanë edhe çmimet vjetore për radio-gazetari.

Në kategorinë “Transmetim radiofonik, projekt radiofonik, projekt multimedial”, Këshilli i Mediave Publike ia dorëzoi çmimin ekipit të BNR-Burgas.

Çmimi individual për radio-gazetari, prani të jashtëzakonshme para mikrofonit dhe mbrojtje të ideve dhe qëndrimeve që kontribuuan në vendosjen e autoritetit të BNR-së në vitin 2022 e u mor nga ekipi i BNR që transmetonte përmbytjet e mëdha dhe pasojat e tyre në rajonin e Plovdivit: ekipi informativ i Radio Plovdivit, korrespondentja e BNR Kremena Daneva dhe reporterja e programit "Horizont" Evelina Stojanova.

Ju kujtojmë se vitin e kaluar "Radio Bullgaria" ishte fituesi i çmimit të madh "Sirak Skitnik" - për podkastin e përditshëm "Bullgaria sot" në 9 gjuhë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD