Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manoll Pejkov dhe kauza "Gjeneratorë për Ukrainën" që e çoi në Odesë

11 muaj nga fillimi i pushtimit ushtarak rus në Ukrainë

4
Foto: Facebook/ Manol Peykov

Duhen saktësisht tetëmbëdhjetë orë udhëtim nga Pllovdiv në Odesa për një botues, përkthyes, ish-deputet bullgar dhe mbrojtës të kauzës ukrainase, së bashku me mbështetësit e tij, që ndajnë të njejtat mendime, për të sjellë një rreze tjetër drite dhe shprese për njerëzit që jetojnë lajmet që ne shikojmë çdo ditë. Ai është Manoll Pejkov - forca shtytëse e nismës qytetare "Gjeneratorë për Ukrainën". Gjatë dy muajve të fundit, ajo ka bashkuar 5,400 donatorë nga Bullgaria, të cilët deri më tani kanë mbledhur 1,200,000 leva për blerjen e 404 gjeneratorëve, shumica e të cilëve tashmë janë dorëzuar në Ukrainë. 

Që në mars të vitit të kaluar, disa ditë pas fillimit të luftës, Manoll Pejkov pranoi misionin personal për të ndihmuar - fillimisht me mbledhjen e donacioneve materiale, e më pas me mjete financiare për të blerë ilaçe esenciale, ushqime, rroba, këpucë për ushtarët, etj. "Deri në nëntor, rreth 270,000 leva u mblodhën për arsyje të ngjashme," tha ai për BNR-Pllovdiv. Më pas erdhi nevoja e madhe për gjeneratorë në zonat ndërluftuese dhe më 26 nëntor 2022 filloi nisma"Gjeneratorë për Ukrainën".

“Pasi blemë njësitë e para, njerëzit e pranuan këtë si një kauzë shumë të rëndësishme dhe gatishmëria e bullgarëve për të ndihmuar mori një dimension tjetër”, thotë Manolli. Të premten /20.01/ ai u nis personalisht drejt Ukrainës me një tjetër dërgesë “shprese”.

“Mbërritëm vonë në mbrëmje në kufirin ukrainas dhe gjëja e parë që pamë ishin flakët e mëdha të kashtës së djegur, të tilla nuk kisha parë kurrë në Bullgari – tregon botuesi i Pllovdivit për udhëtimin. – Dhe ishte disi e mbinatyrshme, sepse e dija që nuk kishte lidhje me luftën, por ishte gjithashtu si një simbol i saj. Doganierët ishin jashtëzakonisht miqësorë - pothuajse si anëtarë familjeje. Nuk kishte asnjë makinë në rrugë, vetëm kamionë të ndaluar që prisnin muzgun për të vazhduar rrugën. Lëvizëm pas orës së komisariatit (23:00) sepse kishim një mision special dhe në errësirë ​​përshkuam distancën rreth 300 km deri në Odesa. Qyteti na përshëndeti në errësirë ​​totale, si në ata filmat e Hollivudit ku njerëzimi është zhdukur. Disa semaforë po punonin, por kur arritëm në qendër të Odesës, gjithçka ishte e fikur. Genadij, miku ynë, na takoi me një shofer në errësirë ​​të plotë dhe vetëm në mëngjes pashë se hoteli ku po qëndronim ishte pikërisht përballë teatrit të famshëm të Odesës. Për fat të mirë, gjatë ditës është krejtësisht ndryshe. Qyteti është i gjallë, pulson, aty pranë nesh kishte dhe dy dasma. Njerëzit martohen, përqafohen, bërtasin “puthe”. Jeta vazhdon dhe duhet të vazhdojë, nuk mund të ndalet dhe nuk duhet të ndalojë sepse dikush tjetër, në anën tjetër, ndoshta dëshiron pikërisht këtë - të trembë njerëzit dhe t'i bëjë ata të ndihen sikur jeta ka mbaruar, por ajo duhet të vazhdojë," – tregon lidhur me përvojën e tij Pejkov para Elena Krushkovës nga BNR-Pllovdiv.

Nuk mungojnë as momentet e krahasimit. Manolli shprehet në mënyrë kategorike se vitet e fundit, e sidomos muajt e fundit, tek bullgarët është kuptuar se nëse nuk e ndihmojmë veten, askush nuk do të na ndihmojë. Shteti nuk është nëna jonë mbrojtëse, siç ishte gjatë socializmit. “Ajo që shërben si kundërpeshë ndaj abuzimit në politikë është shoqëria civile. Donacioni është një lloj lakmusi që lind në një shoqëri të tillë. Ky është në fakt lajmi i mirë”, tha zyrtari publik i Pllovdivit për Deutsche Welle. Ekziston një shoqëri e tillë civile në Ukrainë.

"Njerëzit që takova ishin të mrekullueshëm, plot optimizëm dhe kuptim, dhe mbi të gjitha pashë se çfarë ndodh me ndihmën që mbledhim dhe kanalizojmë në gjeneratorë. Për mua, ky udhëtim ishte një zgjatim shumë domethënës dhe i natyrshëm i gjithçkaje që kemi bërë muajt e fundit”, - përmbledh Pejkov.

Fokusi i donacioneve të bëra tani ishte mbi ndërtesat publike - spitale, kopshte, shkolla, komuna, qendra komunitare, zjarrfikëse, shtëpi pleqsh. Mbi 50 nga gjeneratorët janë për banorët e Odesës dhe Bollgradit, kryesisht bullgarët e Besarabisë, thotë Pejkov dhe pranon se për të ishte shumë e rëndësishme të vizitonte personalisht gjimnazin e Bollgradit "Georgi S. Rakovski" - shkolla e mesme më e vjetër bullgare, e themeluar në vitin 1858 me një dekret të posaçëm të princit moldav Nikolla Bogorodi, me ndihmën e vetë Georgi S. Rakovskit.

“U sollëm një gjenerator 40 kW që të mund të zhvillonin orët e tyre mësimore. Na pritën shumë ngrohtë dhe madje më dhanë një fletëlavdërimi shumë prekëse – “Gjimnazist Nderi”. Jam personi i 33-të që marr medaljen e shoqëruar me certifikatën përkatëse. E pranova në emër të të gjithë mbi 5,400 donatorëve, duke premtuar në mënyrë solemne se do t'i ndaja nga një pjesë simbolike secilit prej tyre.”

Sot në shkollën e mesme mësojnë mbi 500 fëmijë nga Bollgradi dhe rrethina. 70% e tyre janë bullgarë etnikë, por të gjithë studiojnë bullgarisht, pa përjashtim. Drejtoresha, Snezhana Skoriç, e quan shkollën "një urë midis vendeve". Në shkollë simbolet dhe heronjtë kombëtarë zënë vend të barabartë me ato të shtetit ukrainas, shkruan Manoll Pejkov në profilin e tij në Facebook. Ai shton se rreth një e treta e gjeneratorëve shkojnë në vendbanimet e populluara kryesisht nga bullgarët e Besarabisë. Dhe ai pranon se, veçanërisht pas vizitës së tij këto ditë, ai i shikon ata si një lloj "kapsulë kohe" që ka ruajtur më të mirën e karakterit origjinal bullgar – shpirtmirësinë, sinqeritetin, solidaritetin, punën e palodhur, dashurinë për familjen, tokën dhe atdheun. Si dhe respekt të thellë për rrënjët - "për atë Bullgari imagjinare dhe të dashur, që në mendjet dhe shpirtrat e tyre është një "parajsë tokësore" e vërtetë. Dhe jo vetëm me fjalë”.

Ndërsa nisma "Gjeneratorë për Ukrainën" vazhdon dhe deri më tani mesatarisht dhurohen 2621 leva në orë nga bullgarët e bashkuar rreth idesë së të ardhmes sonë të ndritur. Së bashku!

Tekst: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/ Manol Peykov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD