Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i gazit natyror në shkurt do të ulet 25-30%

Foto: BGNES

Rregullatori i energjisë nuk do të rrisë koston e energjisë termike. Çmimi me të cilin Bulgargaz do të shesë gazin natyror pritet të jetë nën 65 euro për një megavat orë në shkurt, tha Ivan Ivanov, kryetar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.

Pas një mbledhjeje të hapur të komisionit, ai tha: “Qytetarët bullgarë që e përdorin ngrohjen qendrore duhet të qetësohen se deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë termike”. Çmimi i gazit natyror në shkurt do të jetë rreth 30% më i ulët në krahasim me janarin, që është një lajm i mirë edhe për industrinë, komentoi Ivanov dhe shprehu shpresën se trendi për çmime të ulëta të karburantit blu do të vazhdojë deri në fund të vitit.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 marsin

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet - 14°...

botuar më 23-03-22 8.20.MD

Agjencia e të Ardhurave kontrollon bullgarët me prona në Dubai

Rreth 200 shtetas bullgarë kanë prona në Dubai, tha për BNT drejtori i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave Boris Mihajllov. Ai shtoi se aktualisht po bëhen kontrolle për të përcaktuar nëse kanë taksa të papaguara. Tashmë u verifikuan 23 bullgarë me..

botuar më 23-03-22 8.14.MD
Një fragment i pikturës së Xhaksën Pollëk i zbuluar gjatë aksionit të Drejtorisë Kryesore të Luftimit të Krimit të Organizuar

Tabloja e piktorit Xhaksën Pollëk i kushtohet aktores Lorën Bekoll

Tabloja e Xhaksën Pollëk e zbuluar në Bullgari ka një dedikim në shpinë, që besohet se është shkruar nga vetë piktori, për yllin e Hollivudit Llorën Bekoll, për ditëlindjen e saj në vitin 1949. Kjo u bë e qartë sot në një konferencë për shtypin të..

botuar më 23-03-22 7.33.MD