Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani austriake po zgjeron prodhimin e saj me një fabrikë të re në Asenovgrad

Foto: pixabay

Një nga prodhuesit më të mëdhenj austriak të pajisjeve të skive në botë, i vendosur në Çepellare(Bullgari Jugore), do të ndërtojë një fabrikë të re në Bullgari. Prodhimi i ri pritet të nisë këtë vit në Asenovgrad, i cili ndodhet jo shumë larg qytetit malor. Sipas menaxherit Ivajllo Petrov, rreth 30% e konsumit botëror të skive prodhohet në Bullgari. Është një fakt kurioz që sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021, vendi ynë renditet i treti ndër eksportuesit më të mëdhenj të pajisjeve të skive dhe snowboardit në BE. Para nesh janë vetëm Austria dhe Franca.

Nga ana tjetër, një problem serioz me të cilin përballet zhvillimi i kompanive në vendin tonë është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kompania tashmë po i kërkon punonjësit që i nevojiten për qendrën e re të prodhimit.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Turqia kryesoi renditjen për partner të preferuar të biznesit bullgar

Një studim aktual nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë tregon se Gjermania ia la vendin e parë Turqisë, si partnerin më të preferuar të biznesit për kompanitë vendase. Pozicionin drejtues aktualisht e zë fqinji ynë jugor Turqia. Megjithatë,..

botuar më 23-03-26 8.05.PD

Vendi ynë mbetet me PBB-në më të ulët në Bashkimin Evropian

Bullgaria ka Produktin e Brendshëm Bruto më të ulët për frymë të popullsisë midis 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, tregojnë vlerësimet paraprake të Eurostat. Ndërsa në Luksemburgu dhe Irlandë kanë shënuar nivelin më të lartë të PBB-së –..

botuar më 23-03-23 6.09.MD
Petër Simeonov

Karamelet bullgare me ngjyrë rozë do të joshin konsumatorët në Republikën Çeke

Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e..

botuar më 23-03-18 8.05.PD