Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” sulmuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese

Foto: BGNES

Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Para së gjithash, ne e kontestojmë vendosjen e zgjedhjes për një pjesë të popullit se si të votojnë – qoftë përmes fletës së votimit apo përmes fletës së votimit të sapo printuar me makinë”, shpjegoi deputeti i PP-së, Nikolla Minçev. Ai shtoi se votuesit në një seksion prej më pak se 300 zgjedhës nuk do të kenë të drejtën e zgjedhjes se si të votojnë, që është një trajtim i pabarabartë i qytetarëve. Arsyeja e dytë e ankesës në Gjykatën Kushtetuese është “shndërrimi i votimit me makinë në printimi i fletëvotimeve”. Kërkuesit ishin skeptikë se gjykata do të vendosë përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2 prillit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..

botuar më 24-12-26 7.05.MD
Prof. Hristo Pimpirev

Shkencëtarët tanë në bazën e Antarktidës festojnë Vitin e Ri disa herë

Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...

botuar më 24-12-26 6.06.MD

43% e bullgarëve e presin me optimizëm vitin 2025 në plan personal

Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..

botuar më 24-12-26 4.23.MD