Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e mundur që Franca t’i sigurojë Ukrainës aeroplan gjuajtës

Emmanuel Macron
Foto: EPA/BGNES

Ukraina mund të marrë armë nga pala franceze, por së pari duhet të deklarojë se çdo armë “nuk do të jetë e një natyre përshkallëzuese” dhe se “nuk do të ketë gjasa për goditje në territorin rus, por do të jetë vetëm në ndihmë të përpjekjeve të rezistencës”. Vetëm në këto kushte Franca do të pranonte të merrte një vendim për të mbështetur palën ukrainase, por pa dobësuar kapacitetet e forcave të armatosura franceze. Kjo u bë e qartë pas bisedimeve mes kryeministrit holandez Mark Rutte dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Në një intervistë të gjerë për agjencinë “Novosti”, zëvendësministri Sergej Rjabkov deklaroi se Moska i përmbush me ndërgjegje dhe plotësisht të gjitha kufizimet sasiore dhe cilësore të përcaktuara në Traktatin për Armët Sulmuese Strategjike. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Uashingtonin për shkeljen e preambulës së marrëveshjes dypalëshe, ku shkruan se palët “po punojnë për të forcuar marrëdhëniet e reja strategjike të bazuara në besimin reciprok, transparencën, parashikueshmërinë dhe bashkëpunimin”. Sipas Rjabkov, vazhdimi i konsultimeve për traktatin është objektivisht i pamundur në një kohë kur “forcat e bashkuara të Perëndimit kanë kaluar tashmë nga një luftë hibride kundër Rusisë në një luftë pothuajse reale”, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë Angell Grigorov.

Ndërkohë, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Lynn Trejsi, dorëzoi letrat kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mori zyrtarisht detyrën. Ambasada amerikane në Moskë siguron se ambasadori i ri do t’i kushtojë “vëmendje të veçantë dialogut mes dy kryeqyteteve në një periudhë tensioni të paprecedentë” dhe se do të sigurojë trajtimin e drejtë të të gjithë amerikanëve të ndaluar në Rusi, thekson korrespondenti ynë.


Më shumë nga rubrika

MiG 29

Motori i parë për MiG-29 mbërriti nga Polonia

Bullgaria mori motorin e parë për MiG 29 sipas marrëveshjes së saj me Poloninë. Këtë e bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes. Motori pritej në fund të janarit si pjesë e një marrëveshjeje me Poloninë për të furnizuar dy për MiG-29. Para disa ditësh,..

botuar më 23-03-31 7.31.MD

Më 31 mars përfundon fushata zgjedhore

Më 31 mars përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit. Nga mesnata e 1 prillit fillon “dita e reflektimit”, në të cilën ndalohet fushata politike dhe publikimi i rezultateve të sondazheve për qëndrimet e..

botuar më 23-03-31 6.26.MD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Nesër, më 1 prill , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu edhe në pjesën tjetër të vendit...

botuar më 23-03-31 5.35.MD