Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biden do të diskutojë me Zelenski se çfarë armësh të reja t’i dërgojë Ukrainës

Foto: Pexels

Joe Biden tha se do të diskutojë me Vollodimir Zelenski kërkesat e fundit të Ukrainës për armë të avancuara për të zmbrapsur sulmet ruse. I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, presidenti amerikan u përgjigj negativisht.

Pasi Rusia nuk tregon shenja të ngadalësimit në shkatërrimet në Ukrainë, Zelenski po bën thirrje për armë gjithnjë e më të fuqishme dhe të avancuara. Në këtë rast, bëhet fjalë për avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.

Ndërkohë, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake, e cila pritet të përfshijë jo vetëm raketat e kërkuara, por edhe pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armët antitank Javelin.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrij Ermak, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të furnizojë vendin e tij me të gjitha llojet e armëve. Ai theksoi se shtyrja e armatimeve, si dhe pakoja e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, mbart rreziqe. “Rusët po përpiqen të ringjallin perandorinë e tyre. Ukraina është thjesht gur themeli për dominimin e kontinentit”, tha Ermak, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është mbështetje për sigurinë e Evropës.

Vlladimir Putin vendosi një regjim të pacaktuar të rritjes së kërcënimit terrorist në rajonet kufitare të Rusisë me Ukrainën, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Regjimi hyri në fuqi për herë të parë në pranverën e vitit të kaluar dhe deri më tani rinovohej çdo 15 ditë. Dekreti presidencial parashikon rritjen e inspektimeve të makinave që lëvizin midis zonave të përcaktuara në dokument. Një urdhër tjetër i presidentit Putin detyroi ministritë e jashtme dhe ushtarake të lidhin një marrëveshje me Bjellorusinë për të krijuar qendra të përbashkëta të trajnimit luftarak për stërvitjen ushtarake.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 marsin 2023

Vranësirat do të rriten gjatë natës në të gjithë vendin dhe reshje të shkurtra shiu do të bien vende-vende në Bullgarinë Perëndimore. Edhe ditën e premte ngrohja do të vazhdojë dhe temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje..

botuar më 23-03-30 8.35.MD
Ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev

Bullgaria do të kërkojë ndryshimin e rregullores për importin e grurit nga Ukraina

Bullgaria, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do t'i dërgojnë një letër Komisionit Evropian duke kërkuar ndryshime në rregulloren evropiane në lidhje me importin pa taksa të mallrave me origjinë bujqësore nga Ukraina. Kjo u bë e..

botuar më 23-03-30 6.27.MD
Mehmed Dikme

Ish-ministri i bujqësisë Mehmed Dikme: Mos e zgjasni regjimin e tregtisë së lirë me Ukrainën

Institucionet bullgare nuk duhet të lejojnë zgjatjen e vendimit të miratuar nga Këshilli i BE-së në maj 2022 për vendosjen e një regjimi të përkohshëm të tregtisë së lirë me Ukrainën. Këtë e bëri thirrje para BNR-së ish-ministri i bujqësisë, Mehmed..

botuar më 23-03-30 6.05.MD