Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

141 vjet nga lindja e Vladimir Dimitrov-Mjeshtri

Më 1 shkurt, Kjustendili bëhet qendra e pikturës

„Gjeniu është ai ferment që e bën mushtin të vlojë dhe të bëhet verë." Në çdo pikë vere ka miliona fermente që flluskojnë, ziejnë, vlojnë, shfaqen, por duhet ta dish, biri im, nëse gjejnë kushte për t'u shfaqur. Çdo person ka në vetvete një gjeni potencial për diçka. Por nëse nuk gjen kushtet që të shfaqet... Nëse ngrin lëngu i rrushit që zien në kazan, ngrijnë edhe genet edhe fermentët. Nëse lëngu hollohet me ujë - gjithashtu. Prandaj dhe skllavëria i shtyp dhe i helmon njerëzit, sepse njeriu është gjithmonë i shqetësuar. Dhe prandaj gjeniu bullgar në të kaluarën nuk ka spikatur shumë, sepse ishte i shqetësuar” – fjalët e Vladimir Dimitrov – Mjeshtëri. Piktori i shpirtrave, siç e quajnë shpesh artistin gjenial bullgar, ndan mendimet e tij në një bisedë me shkrimtarin dhe gazetarin Mihail Topalov.


Sa herë i afrohemi kujtimit të Vladimir Dimitrov-Mjeshtrit, zbulojmë diçka të re për ne si bullgarë. Jo vetëm për pikturat e tij, por edhe për përvojën e fituar nga studimet në Paris dhe nga të gjitha pjesëmarrjet e tij në ekspozita dhe udhëtime nëpër botë, Mjeshtri inpononte respekt dhe atij i bëheshin pyetje për artin dhe botën nga bashkëkohësit e tij. Dhe sot, me të njëjtin kuriozitet të gjallë, kërkojmë t'i afrohemi artistit nëpërmjet kujtesës. Në momente të tilla shkojmë te njerëzit në Kjustendil dhe në fshatin Shishkovci, i cili është një “shtëpi” e vërtetë për artin e Mjeshtrit. Aty rrugëve, lulishteve e oborreve, edhe tani njerëzit duket se presin që artisti flokëbardhë të kalojë me kavaletin e tij.


1 shkurti - Ditëlindja e Vladimir Dimitrovit - është një festë e vërtetë për Kjustendilin. Jeta e çdo banori këtu kalon gjithnjë nga pikturat e Mjeshtrit, nga shtëpitë dhe pemët e pikturuara nga artisti, nga njerëzit e stampuar si kujtim në telajo. Jeta në Kjustendil kalon edhe nëpër galerinë, ku ruhen shumica e kryeveprave të Vladimir Dimitrov - Mjeshtrit.


"Puna e tij është si një bekim i vërtetë për qytetin tonë dhe për ne - rreth pesëdhjetë artistë që jemi këtu" - thotë Evgeni Serafimov, i cili ndihet i përzgjedhur për të treguar dhe eksploruar punën e paraardhësit të tij të shquar:

“Kjo është një festë e madhe për qytetin tonë – 1 shkurti, sepse mbi të gjitha arti është sharmi i këtij vendi. Dhe gjithçka që më ndodh dhe më ka ndodhur personalisht ndër vite, ka nisur nga ky njeri, nga pikturat e Mjeshtrit. Nuk ka asnjë artist në Kjustendil që të mos jetë i lidhur me këtë vepër dhe secili prej tyre flet me të njëjtën dashuri dhe admirim që ndjej unë për Mjeshtrin. Çdo vit më 1 shkurt mes nesh “lind” sërish Mjeshtri.

Është një shans për ne që Mjeshtri është nga ky rajon. Ai studioi në Kjustendil dhe më pas u kthye përsëri për të punuar dhe na la pikturat e tij më të bukura. Prandaj kemi këtë Galeri Kombëtare “Vladimir Dimitrov – Mjeshtri”. Çdo vit për ditëlindjen e tij, galeria përgatit diçka ndryshe dhe të paharrueshme. Në emër të Mjeshtrit këtë vit do të jepet Çmimi Kombëtar i Pikturës. Pak vite më parë, ky çmim u rikthye si çmim kombëtar për ekspozitën më të mirë të pikturës së artistëve bashkëkohorë të prezantuar gjatë vitit të kaluar kalendarik. Fituesi i saj gjithashtu merr mundësinë të organizojë një ekspozitë personale në galerinë e Mjeshtrit në Kjustendil. Kështu këtë vit do të shohim një ekspozitë të mrekullueshme pikture të fituesit të ri të çmimit - Atanas Parushev.

Për festën, por dhe për ekspozitën, shumë artistë vijnë në qytet, jo vetëm nga rajoni i Kjustendilit, por nga i gjithë vendi. Sipas traditës, pasi vizitojnë galerinë, të gjithë shkojnë në fshatin Shishkovci, ku ndodhet shtëpia-muze e Vladimir Dimitrovit, ndërsa në qendër të fshatit është edhe vendi i pelegrinazhit. Kështu, më 1 shkurt, Kjustendili bëhet kryeqyteti i artit dhe emocionet janë gjithmonë të mëdha. Ky është gjithashtu një rast i mirë për të parë galerinë e mbushur me autorët më të mirë bashkëkohorë bullgarë të skulpturës dhe pikturës. Këtu takohen, bisedojnë, shikojnë veprat dhe emri i Mjeshtrit përmendet vazhdimisht - pra ai është përsëri mes nesh. Atmosfera është shumë solemne dhe, në mënyrën bullgare, e ngrohtë dhe e këndshme”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/ Art Gallery "Vladimir Dimitrov-Maystora"



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD