Vera është pasion, dashuri, aftësi, por më e rëndësishmja është të kesh dikë me të cilin ta ndash. Me këtë filozofi, Boris Borisov nga Veliki Presllav ka 24 vjet që rafinon shijet dhe krijon një stil të njohur në bodrumet e verës në Kaliforni. Klientët, të cilët kanë vulosur emocionet dhe kujtimet e takimeve të tyre me një shishe të përbashkët verë, u besojnë aftësive të tij.
Në dimrin e largët të ashtuquajtur dimri i Zhanvidenovit (1996/97), kur inflacioni zbrazi xhepat dhe privoi shumë qytetarë nga perspektiva, Borisi mësoi aksidentalisht për një program studentor amerikan në fushën e bujqësisë dhe verës dhe rrëmbeu shansin që iu shfaq. Në Kaliforni, ai fillon punën në një bodrum të madh vere - me një fjalor prej dyqind fjalësh dhe ëndrrash që prekin qiellin, ai së pari nis duke pastruar depon e ujërave të zeza. “Nuk kisha plane afatgjata, thjesht isha i interesuar të shkoja atje. Pas gjashtë muajsh u hap një punë në Zelandën e Re pasi programit i kishte kaluar afati, por mund të rinovohej vitin e ardhshëm. Më pas u ktheva për një kohë në Bullgari, për të përfunduar pastaj sërish në SHBA”,tregon ai për fillimet e tij.
Më pas, Boris Borisov punoi në shumë punishte vere në rajonet e famshme të verërave si Sonoma dhe Napa në Kaliforni. Ndërkohë, ai zhvillon atë që ka mësuar nga praktika në kolegj, ku studioi menaxhimtë prodhimit të verës dhe vreshtari. Dhe një mundësi profesionale e takon atë me një shkencëtarme famë botërore në fushën e vreshtarisë, me të cilin më pas edhe bashkëpunon.
Puna në një dhomë degustimi, konsulent, asistent teknolog – këto janë disa nga pozicionet përmes të cilave ai u njoh me industrinë e verës. Megjithatë, a ka diçka që specialisti bullgar arrin t'u mësojë kolegëve të tij amerikanë?
“Ndoshta punën e palodhur, megjithëse nuk janë njerëz dembelë – përgjigjet ai. - Në industrinë e verës, situata është ndërkombëtare - shumë punëtorë janë meksikanë, dhe menaxherët janë nga vendet më të famshme të verës - kryesisht SHBA, Afrika e Jugut dhe Franca. Kohët e fundit gjenden edhe bullgarë të njohur. Unë vetë fillova si një punëtor i thjeshtë dhe gradualishti ngjita shkallët e suksesit. Më pëlqen të punoj me verën sepse ajo ndez dhe lidh njerëzit. Dhe siç më tha një shok bashkatdhetar, me të cilin fillova të punoja në një kantinë të vogël italiane: “Pagat nuk janë shumë të larta, por kemi kënaqësinë të pimë verëra mijëra dollarëshe, të cilat njerëzit e thjeshtë nuk mund t’i përballojnë. Si dhe t'i krijojmë ato.”
Në Shtetet e Bashkuara, Boris Borisov zhvilloi interesin e tij studentor për fotografinë. Në "Shtetin e Arit" tepër të bukur, siç quhet Kalifornia, ai kap pamje nga mali Whitney 4421 m i lartë, dukevazhduar më tej deri te e preferuara e tij "Lugina e Vdekjes", e cila me pafundësinë, zbrazëtinë dhe bimësinë e rrallë të përcjell ndjenjën e një bote tjetër. Dhe duke qenë se ai është gjithashtu një adhurues i udhëtimeve, pasioni i tij i ri është të lëvizë nëpër shtetet e SHBA-së me një kamion të madh.
Boris Borisov thotë se vitet e fundit po kalon gjithnjë e më shumë kohë në Bullgari. Në vendlindjen e tij Veliki Presllav, atij i pëlqen të marrë pjesë në shfaqjet historike të organizuara nga klubi "Tradita". “Është një emocion i madh, është një socializim i shumë njerëzve me interesa të ndryshme”, në këtë mënyrë e përkufizon ai aktivitetin. Pas 20 vitesh ai e sheh jetën e tij kryesisht këtu, por do të kthehet edhe përtej oqeanit. Një gjë është e sigurt - kudo që të jetë, ai do të jetë një person i lumtur dhe gjithmonë optimist.
“Gjithçka është rast, mundësi dhe fat – shton ai. – Mendoj se njeriunuk duhet të pendohet për asgjë. Ai është zot i fatit të tij dhe nuk duhet të mbështetet tek qeveria apo në gjëra të tjera. Këtë më mësoi Amerika, ndërsa ne bullgarët ende presim që shteti të na i rregullojë të gjitha. Njerëzit atje janë më pragmatikë dhe mbështeten më së shumti në forcat e tyre – thjesht një ballafaqim interesant i dy botëve.”
Tekst: Diana Cankova (sipas një interviste nga Zhulieta Gerova nga BNR-Shumen)
Përgatitinë shqip: KostandinaBello
Foto: arkiv personal
Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..