“Mos harroni se detyra juaj më e rëndësishme është të jeni ambasadorë të Bullgarisë në Shtetet e Bashkuara.” Me këto fjalë, ambasadoja amerikane në vendin tonë, Hero Mustafa, iu drejtua studentëve që morën vizat për brigadën verore përtej Oqeanit. Mbi 120 000 të rinj bullgarë kanë marrë pjesë që nga viti 2000 në “Programin për punë dhe udhëtim në SHBA (SWT)”, njoftuan nga ambasada. Gjatë ceremonisë Hero Mustafa theksoi se tani me 120 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bullgarisë, lidhjet mes dy popujve nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe ka vendosmëri për thellimin e tyre.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..